“Kompleksi Thumana”, Pacolli publikon projektin: Gati të nisë zbatimi

AKTUALITET


Behgjet Pacolli ka publikuar projektin e kompleksit të apartamenteve moderne që do të ndërtohet në Thumanë, pas tragjedisë që la pas tërmeti i 26 nëntorit. Pacolli ishte ndër të parët që u solidarizua me fonde për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti, ku pas dhënies së 1 milion euro ndihmë për familjet e prekura vendosi të ndërtojë edhe kompleksin e apartamenteve në Thumanë në emër të familjes Pacolli.

Ky projekt i emëruar edhe “Kompleksi Thumana” me apartamente moderne dhe standarde të larta,  është gati dhe në pritje të nisjes së punimeve.

Të dashur miqtë e mi, Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese” shkruan Pacolli në Facebook.

Solidariteti i shqiptarëve nga Kosova treguar ndaj shqiptarëve të Shqipërisë në tragjedinë pas tërmetit të 26 nëntorit ishte i jashtëzakonshëm duke treguar edhe një herë se “bashkim i popullit” apo “bashkimi kombëtar” u bë në një tjetër mënyrë, atë të solidaritetit dhe shpëtimit të jetëve të shqiptarëve.

Shqiptarët e Kosovës erdhën në Durrës dhe Thumanë, zonat më të goditura nga tërmeti, duke shpëtuar jetë njerëzish nën rrënoja.

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10162565185135153?__xts__[0]=68.ARBO3ZHXmuFeE0ZRkZLDBqwRoRhztApXghbqIM7IPLcfr3fpzLPrqSVZm8zi6L5duyL5tO9lTrgdxK7kCWoJxMRfjbdA_vIjry7Jep3rXhF34Cx0jUXq1eG1STe9dA-BLzNStLEzRWQZ6qSJfAKUm0W8k3FpESbRrBreHv9cu2cusV183uRmQWa6V8V5wmq9q5MpD-9N9r5pA2Qy2jKkEAB7n7FhyVV0VOHulAh6BD09dO3By-rkC6wjHXbTjIlrR5Jqspd3F5cvIrFtEK2G7vRgsUAPZjeK2WS9fEQuDdijp0EfpBDv8z9agFNnDiUMizxpziikbtUqP3ppjVnx&__tn__=-R


Skip to toolbar