Një gjykatë ushtarake në Kongo dënoi me vdekje 37 persona, duke përfshirë tre shtetas amerikanë, me akuzën e pjesëmarrjes në një përpjekje për grusht shteti.
Të pandehurit, të cilët përfshijnë një britanik, një belg, një kanadez dhe disa shtetas kongolezë, mund të apelojnë vendimin për akuzat për terrorizëm, vrasje dhe komplot kriminal.
Në gjyqin që filloi në qershor, katërmbëdhjetë persona u shpallën të pafajshëm, raportojnë mediat e huaja.