Kontrabandë dhe trafik klandestinësh, 3 persona në pranga në Korçë

AKTUALITET


Policia e Korçës njoftoi të mërkurën se arrestoi tre shtetas në vazhdimin e dy operacioneve policore të koduara “Gorica” dhe “Klandestinët”. Nga specialistët e krimit ekonomik-financiar, u vu në pranga shtetasi me inciailet A.Y., 55 vjeç, banues në fshatin Ravonik. Gjykata e Korçës kishte caktuar ndaj këtij shetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera, kryer na bashkëpunim”.

Po nga strukturat e krimit ekonomik-financiar, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim: R. A., 32 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim të datës 25.11.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 20 ditë burg për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

“Specialistët e seksionit për trafiqet e paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në kuadër të operacionit të koduar “KLANDESTINËT”, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së, të zhvilluar në muajin tetor 2019, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:

E. K., 29 vjeç, banues në Domje, Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 27.10.2019, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, thuhet në komunikatën e Policisë së Korçës.



Skip to toolbar