Kontrabandë dhe trafik klandestinësh, 3 persona në pranga në Korçë

Policia e Korçës njoftoi të mërkurën se arrestoi tre shtetas në vazhdimin e dy operacioneve policore të koduara “Gorica” dhe “Klandestinët”. Nga specialistët e krimit ekonomik-financiar, u vu në pranga shtetasi me inciailet A.Y., 55 vjeç, banues në fshatin Ravonik. Gjykata e Korçës kishte caktuar ndaj këtij shetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera, kryer na bashkëpunim”.

Po nga strukturat e krimit ekonomik-financiar, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim: R. A., 32 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim të datës 25.11.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 20 ditë burg për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

“Specialistët e seksionit për trafiqet e paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në kuadër të operacionit të koduar “KLANDESTINËT”, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së, të zhvilluar në muajin tetor 2019, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:

E. K., 29 vjeç, banues në Domje, Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 27.10.2019, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, thuhet në komunikatën e Policisë së Korçës.

Aktivitete në Tiranë për 1 qershorin, kufizohet trafiku. Devijohen stacionet e urbanëve

Bashkia e Tiranës rikthen më 1 Qershor nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.

Për mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta që do të organizohen sot në 1 Qershor, si pjesë edhe e festimeve për Ditën e Fëmijëve, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve të qytetit, shkruhet në njoftimin e Bashkisë.

Sipas planit, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  nga ora 08:00 deri në orën 17:00, si dhe në Sheshin “Nënë Tereza” nga data 01.06.2019 ora 00:00 deri në datën 02.06.2019 ora 00:00.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rrugova”, “Lek Dukagjini” dhe “Papa Gjon Pali II”.

Ndërsa mjetet e transportit urban të qytetit do të devijohen si më poshtë:

Linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës “Elbasanit”.

Linja “Tirana e Re”, “Kopshti Zoologjik” do të devijohen te sheshi “Ëilson” , ura e Drejtorisë së Policisë.

Linja “Kristali”do të devijohet te sheshi “Ëilson” dhe St. Trenit.

Linja “Kinostudio-Kombinat”, do të devijohet tek Sheshi “Medresesë” si dhe përballë kishës Ortodokse.

Linja “Kashar” do të devijohet te “Kafe Flora”, Kisha Ortodokse.

Linja “Megatek” dhe “Institut” devijohet te “Kafe Flora”

Linja “Qyteti Studenti”/’Jordan Misja” “Sauk”, dhe “Sanatorium” do të devijohen te rruga “Ismail Qemali”, “Gjon Pali II”, Blv, “Bajram Curri”, rrugës “Elbasanit”.

Linja” Mihal Grameno” do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit”.

Linja “Materniteti Ri”do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit”dhe kishës Ortodokse.

Linja “Sharra” do të devijohet te St. Trenit si dhe përballë kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës”.

Mbas orës 17:00 linjat ‘Tirana e Re” dhe “Kopshti Zoologjik”do të kthehen te BIV.”Dëshmorët e Kombit” dhe do të stacionohen te hotel “Rogner”.

Skip to toolbar