Departamenti i Policisë Speciale të Malit të Zi ka arrestuar mëngjesin e sotëm ish-drejtorin e Policisë, Slavko Stojanoviç.
Mediat raportojnë se Stojanoviç është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me kontrabandën e cigareve.
Në këtë aksion ka edhe persona të tjerë të arrestuar. Aksioni është duke u zhvilluar në disa zona në Mal të Zi.