Korça lëkundet nga dy tërmete të forta

AKTUALITET


Korça vijon të lëkundet sërish. Një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter, ka tronditur rreth orës 14:44 të ditës së premte. Epiqendra e tërmetit ka qenë 4 km në lindje të fshatit Nikolicë.

Pak orë më vonë është ndjerë edhe një lëkundje tjetër më e fortë. Lëkundja e dytë ka qenë në orën 16:36 me magnitudë 3.9 , 14 km në jug të Korçës.

Nuk raportohet që të ketë dëme materiale apo të plagosur nga dy tërmetet e rëna gjatë ditës së premte.

Korça në fillim të qershorit është tronditur nga disa tërmete të forta, që çuan në dëme të mëdha materiale sidomos në fshatin Floq dhe Qafzezë.



Skip to toolbar