“Alo, po vjedhin banesën”, policia kap në flagrancë 35-vjeçarin në Korçë

AKTUALITET


Policia e Korçës parandaloi vjedhjen e një vjedhje në këtë qytet. Në fakt, gjithçka ndodhi falë telefonatës së një qytetari në komisariat. Në numrin 129 të policisë, një qytetar ka njoftuar se në lagjen nr. 4 Korçë, në banesën e shtetasit P. N., (emigrant) një shtetas kishte hyrë për të vjedhur.

Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë shkuar drejt adresës së raportuar, ku kanë konstatuar në ambjentet e brendshme të banesës, shtetasin L. Sh., 35 vjeç, i cili po tentonte të kryente vjedhje.


Policia arrestoi në flagrancë shtetasin L. SH., (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar