Korçë, shiste mallra kontrabandë dhe zhvillonte loto sportive, arrestohet pronari lokalit

AKTUALITET


Aksioni kundër informalitetit ka vënë në pranga një 64-vjeçar në qytetin e Korçës, i cili akuzohet për tregtim të mallrave kontrabandë si dhe organizim të lotarisë në lokalin e tij.

Gjatë kontrollit në lokalin e shtetasit B.M, u sekuestruan një sasi pijesh (alkoolike dhe joalkoolike) pa dokumentacionin përkatës si dhe një kompjuter që përdorej nga shtetasi për organizimin e lotarive të palejuara.

64-vjeçari do të përballet me akuzën për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, ”Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” , ”Organizimi i lotarive të pa lejuara” dhe ”Ushtrimi i aktivitetit tregtar të pa regjistruar në organet tatimore”.



Skip to toolbar