Anti-informaliteti, pas karburanteve e kanë radhën pijet alkoolike dhe cigaret

AKTUALITET


Lufta kundër informalitetit ishte aksioni kryesor i qeverisë gjatë pushimeve verore, ku ka goditur me grusht të fortë të gjitha rastet që abuzonin me kuptonin tatimor dhe deklarimet e tyre në shtet.  Ky aksion nuk kurseu askënd biznes të madh e të vogël, ku forca e ligjit u tregua e barabartë për të gjithë dhe në rastet që ka pas shkelje është shoqëruar me penalitetet përkatëse.

Ky aksion nuk do të marr fund me verën, përkundrazi do të shtrihet edhe më gjerë ku do të përfshihen të gjitha produktet e akcizës, cigaret dhe pijet alkoolike. Lajmin e bëri të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta, i cili tha se ligji i akcizës parashikon penalitete shumë të forta në raste shkeljesh.


Ligji i akcizës parashikon që në rast evidentimi shkeljesh, përveç vlerës së evidentuar të munguar në buxhetin e shtetit të aplikohet edhe një penalitet që mund të shkojë nga 1 në 5-fish të detyrimit të munguar në varësi të rastit dhe përsëritjes së rastit. Në 2 muajt e parë fokusi kryesor ka qenë në pjesën e karburanteve, por  do të vijojë me pijet alkoolike, kafenë, cigaret etj.” – tha Gjokuta  

Gjokuta foli edhe për aksionin e ndërmarrë në informalitetin në fushën e hidrokarbureve,i cili tha se Ministria do të dal me një raport përfundimtar për aksionin e aj dy mujor.

Kemi nisur një kontroll sektorial për tregtimin dhe prodhimin e karburanteve nga momenti i shitjes me shumicë dhe importit deri në shitjen me pakicë drejt konsumatorit final. Kjo analizë ka dashur kohën e vet, ndaj dhe kemi pasur kujdes të mos përmendim emra, sepse është proces që zgjat dhe çdo subjekt ka të drejtën e apelimit. Por, me mbylljen e gjithë kontrollit, javën e ardhshme bashkë me Ministrinë e Financave, do të japim gjetjet kryesore duke përmendur edhe secilin nga operatorët që janë gjetur me shkelje dhe penalitetin përkatës”, tha Gjokuta.




Skip to toolbar