Bllokimi i naftës në Ballsh, Rama: O sipas ligjit o goditjen e ligjit

AKTUALITET


Pas bllokimit të rreth 550 ton karburant e llojit naftë, që ishte gati për t`u hedhur në treg, ka reaguar Kryeministri Edi Rama. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama shkruan se kush dëshiron të merret me naftë, duhet të zgjedhë, ose sipas ligjit ose goditjen e ligjit.

“Kush merret me naftë duhet të zgjedhë: o sipas ligjit o goditjen e ligjit. 550 ton karburant jashtë standardeve, gati për të dalë në tregu, u bllokua sot në rafinerinë e Ballshit. Lufta kundër informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë”, shkruan Rama.


Më tej, shefi i qeverisë shprehet se kush do të përpunojë apo tregtojë naftë do të jetë në shënjestrën e strukturave të shtetit, ndërsa thekson se informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm sa ai financiar.

“Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët. Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patorerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit”, përfundon Rama.




Skip to toolbar