Koreja e Veriut zbulon nëndetësen e saj taktike bërthamore

BOTA


Koreja e Veriut ka zbuluar nëndetësen e saj të parë taktike me armë bërthamore.

E quajtur Hero Kim Kun Ok nr. 841 do të jetë një nga “mjetet kryesore sulmuese të forcës detare” të Koresë së Veriut, tha udhëheqësi Kim Jong Un në një ceremoni. Prezantimi i saj u përshëndet nga qindra njerëz të cilët valëvisnin flamuj dhe balona shumëngjyrëshe. Ata duartrokitën njëzëri ndërsa nëndetësja po kalonte në një tapet të kuq me oficerë të lartë që e ndiqnin pas.


Analistët thanë se anija duket të jetë një nëndetëse e modifikuar e epokës sovjetike të klasit Romeo, të cilën Koreja e Veriut e bleu nga Kina në vitet 1970. Ekspertët shprehen se nëndetësja është e aftë të mbajë raketa balisitike.

Lideri komunist Kim Jong Un gjatë prezantimit të saj u shpreh se vendi po planifikon t’i kthejë nëndetëset e tij ekzistuese në nëndetëse sulmi me armë bërthamore dhe të përshpejtojë përpjekjet për të zhvilluar nëndetëse me energji bërthamore.

Armët bërthamore dhe programet e raketave balistike të Koresë së Veriut janë të ndaluara nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe lëshimi i nëndetëses u kritikua nga Koreja e Jugut dhe Japonia të cilët e quajtën prezantimin e kësaj nëndetëseje si një kërcënim të rëndë për sigurinë.

Koreja e Veriut ka kryer një sërë testesh armësh në vitet e fundit, ndërsa Kim rrit përpjekjet e tij për të modernizuar ushtrinë e vendit. Prezantimi i nëndetëses vjen teksa Kim planifikon të udhëtojë në Rusi këtë muaj për të takuar presidentin Vladimir Putin për të diskutuar furnizimet me armë në Moskë.




Skip to toolbar