Koronavirusi i merr jetën gazetares nga Shkodra

CORONAVIRUS


Koronavirusi i ka marrë jetën gazetares nga Shkodra, Anila Dushi.

Mësohet se 54-vjeçarja ishte e shtruar prej ditësh në Spitalin Rajonal të Shkodrës, në repartin e Reanimacionit, ku edhe po merrte trajtim për sëmundjen e rëndë, por fatkeqësisht nuk mundi ta fitojë këtë betejë.


Ajo kishte shume vite që punonte gazetare në shtypin e shkruar dhe TV lokale e kombëtare.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale kolegët e saj.

Pak ditë më parë vetë gazetarja, shkruante në “Facebook”, se lufta me koronavirusi ishte e tmerrshme.

Kam besuar që në fillim se Covid 19 është një luftë botërore. Kam dëgjuar mjaft nga ata që e kanë kaluar. Por qenka tmerr”, shkruan Anila Dushi një javë më parë.




Skip to toolbar