Kosovë, 32 viktima nga koronavirusi në 24 orë

KOSOVA


Në Kosovë u konfirmuan të mërkurën edhe 32 viktima nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 1.612 raste pozitive.


Rastet e reja rezultuan pas testimit të 13.953 mostrave.

Shifra prej 1,612 i bie që rreth 12 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Në 24-orëshin paraprak, 2.460 pacientë u shëruan, ndërsa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 26.524.

Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 862.000 vaksina kundër koronavirusit.

Në total, 291.645 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza.




Skip to toolbar