Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta drejtuesi dhe trajneri i njohur

AKTUALITET


Lajm i trishtë, ditë zie për futbollin shqiptar. Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur, pas një ataku kardiak, ish-futbollisti i shquar i Luftëtarit, më pas trajner dhe drejtues i skuadrës gjirokastrite.

Mustafa Hysi ishte personalitet me shumë kontribute në futbollin e vendit tonë. Aktualisht, ai mbante detyrën e administratorit të AF Luftëtari, ekip i krijuar nga bashkia për të përfaqësuar qytetin nga kategoritë inferiore.


Synimi i tij ishte për më lart, deri në Superiore, ku vetë me plejadën e ndritur të bashkëlojtarëve gjirokastritë garuan me shumë sukses. Mustafa Hysi ishte një nga simbolet e Luftëtarit në vitet 80-të. Ai ka kryer disa herë detyrën e trajnerit të bluzinjve, në të dyja kategoritë; të Parën dhe Superiore.




Skip to toolbar