Vazhdon të jetë i lartë numri i infektimeve me Covid-19 në Kosovë. Në 24 orët e fundit sipas ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 1067 raste të reja.
Ndërkohë numri i viktimave ka pësuar një rritje të madhe ku vetëm në 24 orë 17 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19.
Ndërsa, gjatë kësaj kohe janë shëruar edhe 278 persona.
