Një 63-vjeçar italian ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pasi prej datës 20 maj ndodhej në spital, pasi nuk ishte ndjerë mirë.
Ai në datën 20 maj kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në një klinikë dentare në zonën e Rrugës së Kosovarëve në Tiranë dhe menjëherë pas operacionit, nuk ishte ndjerë mirë dhe ishte transportuar në spital, ku pavarësisht kujdesit të mjekëve, ndërroi jetë sot.
Grupi hetimor i ka marrë deklaratat administratorit dhe dentistit të klinikës ku ai kreu ndërhyrjen kirurgjikale, ndërkohë që materialet u referuan në Prokurori për vlerësime të mëtejshme.