Kriza politike, Rama në Real Story: Leksion demokracie, s`ka arsye për frikë në 30 qershor

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama deklaroi në “Real Story” për gazetarin Sokol Balla, se nuk ka arsye për të pasur frikë për të dalë për të votuar në 30 qershor. “Kjo botë nuk është e frikacakëve. Nuk ka arsye për të pasur frikë, mund të ketë gjëra sporadike, por ne i kemi marrë të gjitha masat, por kushdo që do të shkelë vijën e kuqe do të përballet me të gjitha pasojat. Është e vërtetë besimtar dhe votues, anëtar të atyre që nuk janë në garë, mund të jenë krejtësisht në pamundësi për të shkuar për të votuar, por këtë nuk ua hoqi PS, ua hoqi partia e tyre”, u shpreh Rama. Shefi i Qeverisë, që zgjodhi studion e “Real Story” për të mbyllur publikisht fushatën elektorale, u shpreh se PD-ja është tërhequr pas një presioni të jashtëzakonshëm të SHBA-së, ndërsa tha se plani për dhunë dështoi. “Merrni në pyetje kryebashkiakun e shkarkuar të Vaut të Dejës dhe dëgjoni çfarë thotë ai. Nga njëra anë PD thotë e organizuam ne sulmin ndaj KZAZ-së, ndërsa ai thotë që e organizoi partia. PD ka një javë që hedhë gurin dhe fsheh dorën, pas një trysnie të jashtëzakonshme nga SHBA. Kjo është e gjitha pjesë e të njëjtit plan, plani ka dështuar, por ka kërcitje tek-tuk. Nëse plani nuk do kishte dështuar, do ishin djegur të gjitha KZAZ-të e Shqipërisë. Pra ky ka qenë plani”, tha Kryeministri Rama.

Ram u shpreh gjithashtu, se Shqipëria do e kalojë me sukses testin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa pas kësaj date, historia e partive politike që kërkojnë fitore në tavolinë dhe që imponojnë rregulla të pashkruara, do të marrë fund njëherë e mirë. Ndërkohë, shtoi se ai nuk e ndjen veten as fajtor, as faktor dhe aktor për krizën.


Nuk ndihem as aktor, as faktor as fajtor per krizën. Ndihem mirë që plani për të futur Shqipërinë në një rruge pa krye, ka dështuar. Unë ndihem mirë që Shqipëria do e kalojë këtë test me sukses. Plani i turpshëm për ta marrë peng procesin zgjedhor, dështoi. Mund të ketë dëmtuar çeljen e negociatave përkohësisht, por nuk ka arritur dot të imponojë një rregull të ri që një palë imponon rregull të pashkruar për palën tjetër. Nuk do kemi më pas 30 qershorit parti politike që do ëndërrojnë fitore duke braktisur zgjedhjet. Ky film ka këtë fund dhe ky është sezoni i fundit i një seriali që ka vite që zhvillohet. Do nis një serial i ri, që nuk përjashtohen tensionet dhe polemikat. Ama jo më kështu, kjo histori mbaroi. Nuk kanë për të parë më shqiptarët situata të tilla. Ky është një leksion historik demokracie”, tha Rama. /Relastory.al/




Skip to toolbar