Rama: 30 qershori, fitore e ligjit. Pas të dielës fillon lufta mes opozitës

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale te 2019 në qytetin e Vlorës, qyteti që e zgjodhi atë deputet dy vite më parë. Rama është shprehu i emocionuar nga pjesëmarrja e  qytetarëve duke i cilësuar ato si njerëz bio të Vlorës dhe jo turistë apo persona që vijnë më autobusë nga rreth të tjera të Shqipërisë. Këtë  mbështetje Rama e quajti mesazhin më të mirë që i jepej çdo shqiptari, nga veriu në jug, që kërkon të mundi Shqipërinë e vjetër të frikës dhe të kërcënimeve.

Mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, Rama e cilësoi si një fitore të ligjit dhe Kushtetutës, pavarësisht tentativat të dhunshme si me molotov në rrugë ashtu edhe me dekrete për ta hedhur poshtë. Rama tha se pas ditës së diel do të shohim nisjen e vërtet të luftës me atyre që tentuan me çdo mënyrë për ta hedhur poshtë.


Sot mbaroi kafja turke. Sot ka mbetur vetëm xhezvja për ti rënë njëri-tjetrit. Do e shihni pas të dielës si do fillojë lufta me xhezve, se çizmet kanë mbetur në parlament. U thanë shqiptarëve se do të vinte qameti, do vinte 1997, do bëhej nami e Shqipërisë do ti dilte tymi. Ata e bën sepse janë gati ta djegin Shqipërinë dhe njëherë tjetër, sepse ndjejnë nxehtësinë e drejtësisë që po vjen, që s`kanë për ta ndalur dhe s`do ta ndalin dot kurrë.” – tha Rama.

Rama foli për reformën në drejtësi, një reformë që ka nisur punën e saj 4 vite më parë dhe sot është në kulmin e arritjeve të rezultateve dhe kjo gjë tremb ato të katërt duke përfshirë Lulin, Monikën, Ilirin dhe Saliun.

Shqipëria sot përjeton një moment historik të veçantë, një moment kulmor të një përplasjeje të madhe, që ka nisur katër vjet më parë. Ka nisur pa zhurmë, pa bujë, ka nisur pa zë, një përplasje që ka nisur me pëshpërima në korridoret e politikës, që ka nisur për të tronditur nga themelet Shqipërinë duke tronditur nga themelet Drejtësinë, për ti hapur rrugë që Drejtësia të kthehet në kuptimin e vërtetë të fjalës së saj. Që Drejtësia të bëhet ajo që i vendos të gjithë shqiptarët të barabartë para ligjit. Ky është kulmimi i asaj që është zhvilluar për katër vite pak nga pak.” – tha Rama




Skip to toolbar