Kryemadhi prezanton nismën ligjore: Mosdhënia e informacionit ndaj Kuvendit, të konsiderohet vepër penale

AKTUALITET


TIRANË- Pasi prezantoi nismën e saj ligjore në Kuvend, Monika Kryemadhi thekson edhe një herë përmes një statusi në rrjete sociale se transparenca dhe llogaridhënia janë thelbësore për luftën ndaj korrupsionit.

Sipas saj, “mosdhënia e informacionit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, qoftë dhe ndaj një deputeti, kur kjo bëhet për shkaqe të pajustifikueshme, duhet jo vetëm të ndëshkohet me pasoja administrative, por të konsiderohet vepër penale”.

Ajo thekson se me këtë rregullim të ri “arroganca e pushtetit nuk do të jetë më pengesë për asnjë deputet që ka vullnetin të jetë përfaqësues i interesit qytetar dhe atij kombëtar”.

Reagimi i Kryemadhit:

Sot në Konferencën për media në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë prezantova nismën time ligjore, e cila do t’i mundësojë deputetëve mjete më efektive për të kërkuar llogari ndaj qeverisjes në të gjitha nivelet. Transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve publike janë thelbësore për ruajtjen e interesit publik dhe luftën ndaj abuzimit me pushtetin dhe korrupsionit.

Mosdhënia e informacionit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, qoftë dhe ndaj një deputeti, kur kjo bëhet për shkaqe të pajustifikueshme, duhet jo vetëm të ndëshkohet me pasoja administrative, por të konsiderohet vepër penale për të cilën mban përgjegjësi direkte zyrtari që e refuzon transparencën.

Propozimi vjen edhe pas shqetësimeve të shprehura nga shumë qytetarë, kërkesat e të cilëve për t’u informuar nga organet publike nuk kanë marrë përgjigje. Me këtë rregullim të ri, arroganca e pushtetit nuk do të jetë më pengesë për asnjë deputet që ka vullnetin të jetë përfaqësues i interesit qytetar dhe atij kombëtar./abcnews.al



Skip to toolbar