Kryemadhit i kujtojnë floririn e Kërrabës: Ti me Ilirin na vodhët për 30 vjet

AKTUALITET


E ndërsa Kryetarja e LSI-së feston të premten 15 vjetorin e krijimit të kësaj partie, të shumtë janë komentuesit në facebook që i kërkojnë llogari për floririn e vjedhur të Kërrabës, një ngjarje që ka ndodhur në kohën kur Ilir Meta ka qenë kryeministër.

Personi që e e artikuloi për herë të parë publikisht, dhe ngriti alarmin se floriri i Kërrabës ishte grabitur, ishte Sali Berisha (aktualisht mik i Metës). Në vitin 2000 ai akuzonte kryeministrin e atëhershëm Ilir Meta si shkaktarin e kësaj vjedhje shtetërore.


Por duket se që nga ajo kohë, megjithëse për këtë ngjarje janë dënuar disa persona, shqiptarët vijojnë të akuzojnë Ilir Metën.

“O Mona po nuk na the për floririn e shqiptarëve. Apo hajt se populli shqiptar është dele”, shkruan komentuesi.

Ka dhe nga ata që e akuzojnë se ajo me Ilirin kanë 30 vjet që vjedhin shqiptarët. Komentet janë bërë nga qytetarët në videon e konferencës për raportin e OSBE-ODIHR-it, që Kryemadhi mbajti gjatë të enjtes ku hodhi akuza kundër qeverisë për zgjedhjet e 30 qershorit.




Skip to toolbar