Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke zgjedhur publikimin e një video reportazhi, që tregon ecurinë e punimeve nga stadiumi “Arena Kombëtare”.
Në videon e publikuar nga kreu i Qeverisë shihet qartë ecuria e punimeve në stadiumin e ri kombëtar, që është duke u ndërtuar mbi rrënojat e ish-stadiumit “Qemal Stafa”.
Tashmë ka përfunduar vendosja e fasadës historike, që u ruajt pas prishjes së stadiumit të vjetër. Ndërsa në brendësi të stadiumit kanë filluar punimet për krijimin e të gjitha hapësirave të parashikuara në projekt, që do të jenë në dispozicion të lojtarëve, tifozëve, medias etj.
Për më tepër ndiqni videon e publikuar nga Kryeministri Edi Rama.