Efektivët e Policisë Rrugore në Tiranë ndaluan dhe arrestuan një shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Arrestimi i shtetasit me inicialet D.C., 30-vjeç, u bë gjatë një kontrolli të Policisë Rrugore në rrugën “Teodor Kekok”.
Qytetarët kanë njoftuar policinë për një mjet që po bënte manovra të rrezikshme në rrugë. Pas kësaj policia është angazhuar dhe vënë në ndjekje të këtij personi. Drejtuesi i mjetit, duke thyer rregullat e qarkullimit, tentoi të largohej por u ndalua nga efektivët e Policisë Rrugore.
Nga verifikimit rezultoi se shtetasi D. C., 30 vjeç, ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Tepelenë, pasi dyshohet si autori i vjedhjes së një supermarketi në Memaliaj, në nëntor të 2019, si dhe për kalim të paligjshëm të kufirit.
Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia Kufitare e Korçës, e cila e ka ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë, të cilën ky shtetas nuk e ka paguar. Njëkohësisht, ky shtetas u ndëshkua edhe me masë administrative nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore.
