“SPAK të fillojë me dosjen e OSSH dhe Berishën”

AKTUALITET


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh të premten se dosjet e para që do të hetojë SPAK, është ajo e privatizimit të OSSH dhe hetimi ndaj ish-kryeministrit Berisha. Balla tha se është e parapnueshme që kjo dosje të mbyllet.

“Jam informuar që një pjesë e më shumë se 140 dosjeve që do të jenë puna e parë e prokurorëve, dua të ndaj me ju faktin që një ndër dosjet që unë do i kërkoja SPAK-ut duhet të jetë edhe kallëzimi i bërë nga ana e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë lidhur me gjetjet e raportit të komisionit hetimor për privatizimin e OSSH ku janë kallëzuar autoritete të larta të qeverisë së asaj kohe, filluar nga kryeministri Sali Berisha, jemi informuar nga ana e prokurorisë që prokuroria i është drejtuar gjykatës për ta mbyllur këtë çështje. Është e papranueshme që kjo çështje të mbyllet”.


“Kjo çështje duhet hetuar nga prokuroria speciale anti korrupsion dhe do i kërkoja gjykatës që ta kthejë mbrapsht dhe kjo dosje të jetë një prej dosjeve që duhet të shqyrtohet nga SPAK-u. Jemi informuar që gjykata këtë çështje do ta shqyrtojë më datë 27 dhjetor, por është e pakuptueshme tashmë që kemi ngritur këtë njësi speciale për të luftuar korrupsionin që kjo dosje të mbyllet pa u hetuar”, tha Balla.

Duke folur për Reformën Zgjedhore, Balla u shpreh se komisioni po bën punë të mirë për të përfshirë rekomandimet e OSBE/ODIHR, me qëllim garantimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Ndërsa, në fund Balla komentoi edhe miratimin e paketës anti-shpfije.  “Së pari, dua ta sqaroj dhe në ëebsitin e parlamentit kemi të publikuar të dyja ligjet, qoftë ai për mediat ku saktësohet qartë roli i AMA-s dhe roli i AKEP. Dua të ndaj me ju vlerësimin që ligji kundër shpifjes është luftuar vetëm me shpifje. Ligji kundër abuzimit në dëm të cilësisë së lajmit, në dëm të lirisë së fjalës është luftuar vetëm me shpifje”.

“Pra, gjithë argumentet që janë trajtuar me keqdashje nuk qëndrojnë, ne sot kemi një ligj kundër shpifjes, kemi një kuadër ligjor fillestar kundër shpifjes për të garantuar që puna juaj e nderuar e përditshme për të trajtuar lajmin e vërtetë të mos baltoset nga puna e ndonjë kolegu tuaj i cili abuzon me të vërtetën. Ka plot media ndër ju të cilat ruajnë korrektësi por ka edhe ndonjë media kryesisht të operatorit të ofrimit të shërbimit përmes internetit të cilët abuzojnë me të vërtetën duke e zëvendësuar atë më shpifjen. Shpifja duhet luftuar, BE, vendet anëtare të BE kanë marrë një sërë masazh për të luftuar atë që quhet dezinformim”, deklaroi Balla.




Skip to toolbar