Kryetari do të bëhet deputet, zgjidhet drejtuesi i komanduar i Bashkisë Mat

Më të fundit


Myslym Zeneli do të drejtojë bashkinë e Matit pas dorëheqjes së Agron Malajt, i cili pritet të jetë në listat e kandidatëve për deputet.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, të zhvilluar gjatë ditës së sotme, ku edhe u miratua unanimisht dorëheqja e Malajt.

19 nga 21 anëtarët e këshillit bashkiak ishin të pranishëm në këtë mbledhje jashtë radhe e thirrur me vetëm dy pika në rendin e ditës. Pas miratimit të dorëheqjes së Malajt këshilli votoi për dy zv/kryetarët e Bashkisë ku me 17 vota u zgjodh Myslym Zeneli kundrejt 1 vote për Flutura Biba dhe një votë e pavlefshme. Kryetari tashmë në detyrë Myslym Zeneli tha se administrata do të jetë e përkushtuar maksimalisht për vijim normal të shërbimeve dhe investime ndaj qytetarëve.



Skip to toolbar