Inxhinieri: Kthehuni në shtëpi nëse keni vetëm plasaritje muresh

AKTUALITET


“Nëse pallatet e larta nuk kanë çarje të mëdha, dëmtime serioze, por plasaritje suvaje dhe i kanë rezistuar më së miri tërmeteve, nuk ka asnjë rrezik të kthehesh në to.” Kjo ka qenë thirrja që inxhinieri Agim Seranaj ka bërë për qytetarët, të cilët për shkak të panikut po i kalojnë netët jashtë duke zgjedhur të flenë në makina apo të qëndrojnë në ambientet të hapura.

Gjatë një interviste televizive, inxhinieri tha se për qytetarët e Tiranës, nëse banesat nuk kanë dëmtime serioze nuk ka rrezik për paslëkundjet që vijnë pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit. “Lëkundjet mund të ndjehen, por rrezik nuk ka, veçanërisht në Tiranë.”


Tërmeti i fuqishëm la pas një tragjedi të vërtet duke shënuar viktima dhe dëmtuar banesa e pallate të shumta sidomos në Thumanë dhe Durrës. Aktualisht janë gjetur 49 trupa të pajetë nën rrënoja dhe mbi 900 persona kanë mbetur të plagosur.




Skip to toolbar