“Ku do më çoni tani”, Tasim Puci shkarkohet nga detyra

AKTUALITET


Prokurori i Beratit, Tasim Puci nuk arriti t’i përmbajë emocionet pas shpalljes së vendimit të shkarkimit të tij nga detyra. Ai i ndoqi anëtarët e trupës gjykuese teksa dilnin nga salla, duke i pyetur dy herë radhazi “Ku do më çoni tani”?

Reagimi i Pucit shkaktoi për një moment tension në sallë, por situata u qetësua me ndërhyrjen e forcave të sigurisë.


“Jam pa shtëpi e katandi,” tha prokurori i saposhkarkuar përpara se të largohej nga salla.

Procesi i vetingut për prokurorin e Prokurorisë së Beratit, Tasim Puci u krye nga trupa e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Sipas relatimit, ai u gjet me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit.

Gjatë seancës dëgjimore, prokurori Puçi u pyet në lidhje me një kontratë noteriale në të cilën ai rezultonte pronar i një apartamenti, të cilin ia kalonte vjehrrit dhe disa shkëmbime financiare me këtë të fundit.

Puçi pretendoi se nuk kishte asnjë pasuri dhe kërkoi konfirmimin në detyrë./birn




Skip to toolbar