Kualifikueset e Euro 2024, Armando Sadiku rikthehet në Kombëtare pas 3 vitesh

Më të fundit


Armando Sadiku është risia në listën e Kombëtares për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 në qershor. Hera e fundit që 32-vjeçari bëri një paraqitje për Shqipërinë, daton më 7 shtator të vitit 2020 përballë Lituanisë. Sadiku do veshë sërish fanellën e kombëtares shqiptare nën drejtimin e Sylvinhos.

Këtë sezon me fanellën e Cartagena në La Liga 2 në Spanjë, sulmuesi kuqezi ka kryer paraqitje mjaft të mira. Në 30 ndeshje me klubin e tij, Sadiku ka realizuar 8 gola.


Sot sulmuesi feston ditëlindjen e 32-të dhe nuk mund të merrte një tjetër dhuratë më të bukur. Kujtojmë se të vetmin gol në një ngjarje madhore, si ajo e fazës finale të Euro 2016 në Francë, për Shqipërinë e ka shënuar Sadiku, në fitoren 1-0 kundër Rumanisë.




Skip to toolbar