Kukësi tronditet para sezonit të ri, largohet kapiteni

SPORT


Vetëm pak ditë nga finalja e Superkupës dhe nisjes së sezonit të ri të Superligës, Kukësi ka larguar nga skuadra kapitenin e ekipit, Ylli Shameti. Nuk dihen arsyet zyrtare të kësaj ndarje, por konfirmimi për largimin nga nënkampionët e Shqipërisë e ka dhënë vetë mbrojtësi, me numrin 4.

Ylli Shameti ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të viteve të fundit te Kukësi, ndërsa pak ditë më parë drejtori i klubit, Nderim Nexhipi, kishte bërë të ditur se ai do të vazhdonte të ishte pjesë e skuadrës së Shpëtim Duros. Por në kundërshtim me këtë, Shameti ka zyrtarizuar “divorcin” me një postim në rrjetet sociale. “Pas 6 vitesh erdhi momenti që të ndahem nga FK. Kukësi! Dëshira ishte që ta mbyllja karrierën këtu por? Arsyet? Koha i tregon të gjitha! Shameti ka akoma për të dhënë në futbollin e luajtur! Sot ka falënderime për të gjithë duke filluar nga presidenti, të gjithë drejtorët teknikë, shefi i klubit, stafi mjekësor dhe të gjithë trajnerët”, shprehet ai. Po ashtu, ai ka falënderuar shokët e ekipit dhe tifozët e Kukësit.


Pas 6 vitesh erdhi edhe momenti qe te ndahem nga FK.KUKESI! Deshira ishte qe ta mbyllja karrieren ketu por??…

Gepostet von Ylli Shameti (Offical Page) am Montag, 12. August 2019



Skip to toolbar