Kulluri: Basha ‘mjeshtër i tradhtive’, e keqja nuk është në Washington

AKTUALITET


Edvin Kulluri i ka drejtuar disa pyetje publikisht Lulzim Bashës. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka shkruar një status në rrjetet sociale, ku shprehet se vazhdojnë të thuhen disa të vërteta përgjysëm. Edvin Kulluri pyet Lulzim Bashën pse “PD nuk caktoi emrat e vetë për anëtarë të KLP dhe KLGJ, por ia la të gjitha propozimet PS?”. Një tjetër pyetje e ish-anëtarit të KKPD drejtuar Bashës është ajo se “Kush i votoi në Kuvend 6 ligje të Reformës në Drejtësi pa konsensusin e PD? LSI dhe PDIU”, ndaj në këto kushte, kujt i ankohen tre partitë e mëdha të opozitës për “drejtësinë e kontrolluar nga Rama?”.

“Nëse nuk ke moral për diçka mos bërtit se ke të drejtë?!”, shkruan gjithashtu Kulluri. Duke pyetur Lulzim Bashën për faktin që “nuk mori” pjesë në hartimin e Reformës Territoriale, Kulluri ngre pyetjen “pse ai (Basha) e la në mes aksionin për referendume në bashkitë dhe komunat që drejonte opozita?”. Kulluri gjithashtu ngre pyetjen se “kush bëri marrëveshje dhe lista deputetësh idioteskë dhe të pabesa në 2017”, apo për bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit të këtij viti. Në fund, ai kërkon nga Basha të tregojë se “kush dhe kujt i ankohen për ndarje politike administrative dhe “diktaturën” e pushteteve në dorë të Ramës?”.

Komentin e tij me pyetjet, Edvin Kulluri e mbyll me një pyetje tjetër retorike, “Për tradhëtitë e Bashës e ka fajin Rama dhe ndërkombëtar?”. Përgjigjen e kësaj pyetje e jep vetë ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, duke u shprehur: “Mos ju hakërre ndërkombëtarëve se e “e ke të keqen brenda”!! Kim Philby-n e keni në krye të opozitës! Mos kërkoni në Washington apo gjetkë se ja ku është “mjeshtri i tradhtive”, në mes të Tiranës”, e mbyll shkrimin e tij Kulluri.



Skip to toolbar