Kultivonin kanabis, në pranga 3 vëllezër në Vaun e Dejës

AKTUALITET


Tre vëllezër kanë rënë në prangat e policisë për shkak se kultivonin kanabis në fshatin Toplanë në Vaun e Dejës. Policia njofton se ata janë arrestuar në kuadër të operacioni policor të koduar “Brebulla” i ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Në pranga kanë rënë K.S., 33 vjeç; D.S., 26 vjeç dhe L.S., 35 vjeç, (vëllezër) të tre banues në fshatin Toplanë,  njësia administrative Temal, Bashkia Vau-Dejës.

Të arrestuarit e mësipërm, sipas policisë, kanë  përfituar nga terreni i vështirë dhe tepër i thyer malor, dhe kanë kultivuar bimë narkotike kanabisi në zonën e Toplanës Vau Dejës dhe në zonën e Iballës Pukë mbi liqenin e Komanit.

Arrestimi i tyre është bërë i mundur pas informacioneve që policia ka marrë në rrugë operative si dhe pas një  hetimi për një periudhë tre mujore, me metodat speciale të hetimit.

Të tre vëllezërit do të përballen me veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.



Skip to toolbar