3 operacione gjatë natës, Oriku shpëton 111 emigrantë

AKTUALITET


Anija shqiptare “Oriku” ka shpëtuar jo pak por 111 emigrantë në detin Egje gjatë natës. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka njofton se janë kryer 3 operacione të ndryshme shpëtimi në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë. Emigrantët janë nga Siria, Iraku dhe Palestina të cilët udhëtoni me gomone. Xhaçka bën të ditur se emigrantët iu dorëzuan Rojës Bregdetare Turke.

“Natë intensive për anijen shqiptare Oriku dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje.


111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë u shpëtuan në 3 operacione të ndryshme brenda pak orësh, gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë.

Emigrantët të cilët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf, iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke”, shkruan Xhaçka.

Kjo nuk është hera e parë që një anije shqiptare shpëton emigrantë të huaj. Edhe më herët në disa raste janë kryer operacione të tilla të ngjashme që kanë rezultuar të suksesshme dhe kanë shpëtuar qindra jetë njerëzish.

Natë intensive për anijen shqiptare Oriku dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje.111 emigrantë sirianë, irakenë e…

Gepostet von Olta Xhacka am Samstag, 21. September 2019



Skip to toolbar