Policia e Korçës ka vënë në pranga babë e bir, të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike dhe tregtim të tij. Ndalimi i tyre u bë gjatë kontrolleve rutinë të policisë, ku në makinën tip “Volkswagen” me të cilën po udhëtonin D.L, 19 vjeç dhe Xh.L, 51 vjeç, (atë e bir), banues në fshatin Gjonomadh, iu gjet një sasi lënde narkotike.
Pas arrestimit, policia vijoi kontrollin edhe në banesën e tyre në fshatin Gjonomadh, ku u gjetën të kultivuara bimë narkotike kanabis sativa.
Për këtë ngjarje policia nisi edhe një procedim penal për kryeplakun e fshatit Gjonomadh, N.S, 40 vjeç, për “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.