Kreu i lëvizjes anti-monarkiste të Republikës Graham Smith është arrestuar nga policia përpara kurorëzimit të Mbretit Charles III.
Protestuesit kundër monarkisë kanë dalë në qendër të Londrës që në orët e para të mendgjesit. Me pankarta në duar ku shkruhen thirrje kundër mbretit dhe monarkisë ata vijojnë të qëndrojnë në sheshin kryesor të Londrës edhe pas arrestimit të udhëheqësit të tyre.
Këtë mëngjes, Graham Smith dhe pesë anëtarë të ekipit të Republikës u arrestuan dhe qindra pankarta u sekuestruan.
Ajo që ka tërhequr vëmendje është fakti se Londra edhee pse është ndarë në dy pjesë, ku disa protestojnë kundër monarkisë dhe mijëra të tjerë kanë dalë për të parë ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III, ata kanë ruajtur qetësinë në mësin e tyre.