Përfaqësuesi i lartë e BE, Josep Borrell ka dalë në një konferencë për përfundimit të takimit në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiç, i cili edhe këtë herë rezultoi pa sukses.
Borrel tha se nga të dyja palët ka pasur mungesë përkushtimi, duke theksuar deri më tani janë adresuar vetëm 3 elementë, ndërsa pikat kryesore nuk janë prekur fare.
“Ky mesazh është tanimë edhe më i rëndësishëm sepse ka kaluar një vit që kur i kemi nisur diskutimet në rrugën drejt normalizimit dh 6 muaj që kur jemi takuar Ohër.
Në Ohër palët pranuam që të implementonin të gjithë obligimet respektive.
Gjashtë muaj më vonë, vetëm 3 elemente janë adresuar , njerëzit e humbur, statuti për Asociacioni e Komunave dhe stafi i monitorimit.
Pikat kryesore ende nuk kanë nisur dhe kjo tregon shumë për përfshirjen e e vërtetë të palëve për të normalizuar marrëdhëniet.
Të gjitha palët po gjykohen për mungesën e veprimeve. Kosova dhe Serbia janë pengesë direkte të premtimeve të tyre dhe marrëveshjeve të tyre.
Menaxhimi në maj prezantoi propozimin për Asociacionin për komunat me shumicë serbe dhe më shumë se 4 muaj më vonë, asgjë nuk ka ndodhur” tha Borrel.