Debat për kreun e grupit PD/ Bardhi dhe Nikolla përplasen në kuvend, Basha nuk ishte në sallë

Më të fundit


Lindita Nikolla nuk e ka thënë ende fjalën e fundit të saj, se kë njeh ajo kryetar të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën apo Gazment Bardhin.

Por kjo vijon të krijojë tension në Parlament.

“Ke ndryshuar listën e diskutantëve.”

Në këtë pikë nisi debati, për herë të dytë këtë të enjte, mes kryeparlamentares dhe Gazment Bardhi, që argumentin e tij më të fortë, ka numrin e deputetëve të tij.

Sipas asaj që ai pretendoi, Nikolla kishte ndryshuar listën e diskutantëve demokratë, pra që, ajo kishte pranuar atë që ia ka nisur Lulizm Basha, e përpasojë e njeh atë si kryetar grupi.

“Para 6 muajsh thoje ndryshe. Lexon qëndrimin e mërparshëm të Nikollës.”

Gjatë tensionit të krijuar, Nikolla bëri të ditur dhe vendimin e vetë Lulzim Bashës, që në ato momente nuk ndodhej në sallën parlamentare.

“Kryetari ia delegon detyrën flutura ackës.” 

Por ajo do të flas sërish, me fjalën e ekspertëve juridikë të Kuvendit.

“Pres raportin e këshilltarëve juridik.”

Raport që sic duket Bardhi nuk e pret në favorin e tij.

“Ti pret Bushkën, Felajn në zyrë. Nuk na e cakton ti kryetarin.”

Nikolla: Paske një veti të shohësh tek vrima e celsit.

Më i zëshmi ishte Bardhi, e në krah i dolën dhe deputetë demokratë të distancuar nga Basha.

“Matematicieni ka 7 numra dhe nuk ka me çfarë ta shumëzojë që të bëhen 49.”



Skip to toolbar