Kurti, incident me Begajn/ Përjashton Presidentin nga fjalimet e festës së çlirimit

KOSOVA


Ndonëse na ndan pak se një javë nga 25 vjetori i çlirimit të Kosovës, qeveria e këtij vendi nuk ka ende një agjendë zyrtare përfundimtare. Burime për Abc news citojnë se mes presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit  Kurti ka patur mosmarrëveshje për këtë organizim dhe po punohet për të arritur një dakordësi.

Pjesë e diskutimeve ka qenë dhe Shqipëria. Kjo pasi fillimisht qeveria e Kosovës nuk ka përfshirë asnjë të ftuar nga autoritetet shqiptare por më vonë është njoftuar pjesëmarrja e Presidentit Bajram Begaj, i cili do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Kosovës në 12 qershor.


Ndonëse të paqartë në njoftimet zyrtare, Këshilli Organizativ i Ceremonisë ka lajmëruar se do të ketë kufizime në pjesëmarrje dhe si të ftuar, fjalim do të mbajnë vetëm dy delegatë të huaj, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende publikë.

Ndërkohë gjatë këtyre ditëve ka patur debat dhe për logon e publikuar nga Albin Kurti në nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës që është cilësuar si një logo mono etnike që ndan komunitetet, kur duhet t’I bashkojë ato.

Vitin e shkuar, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës për 15 vjetorin e Pavarësisë, Presidenti Bajram Begaj nuk krijoi ndasi mes Shqipërisë dhe Kosovës duke i quajtur një.

por kete vit, eshte dashur nje nderhyrje e forte nga Ministria e jashtme. Burime diplomatike konfirmojne per abc news, se ambasadori i kosoves ne tirane, eshte thirrur ne ministri ku eshte mbajtur disa ore. Atij thuhet se i eshte kerkuar arsyeja per shqiperia, e cili si vendi ame priti nga marsi ne qershor 1999, mbi nje milion shqiptare vellezer, si refugjate lufte shkaktuar nga aksioni i spastrimit etnik i miloshevicit, eshte injoruar ne kete menyre nga protokolli i qeverise se kosoves. menjehere me pas, perfshire dhe nderhyrjen e presidentes Osmani, emri i bajram begajt eshte rikthyer ne listen e folesve. Por incidenti shenohet ne radhen e perplasjeve mes tiranes e prishtines, me vetem nje pergjegjes dhe fajtor: Albin Kurtin




Skip to toolbar