Kurti refuzon për herë të tretë Thaçin, i propozon vetë datën e takimit

KOSOVA


Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka refuzuar për herë të tretë takimin me presidentin Hashim Thaçi, i cili e ftoi të takoheshin më 31 dhjetor. Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrën e Albin Kurtit, që i ka nisur presidentit Thaçi, ku shpreh pamundësinë për tu takuar më 31 dhjetor, por i lë takim më 6 janar në një orar të përshtatshëm për presidentin.

“Ju faleminderit për ftesën e radhës. Nuk do të kem mundësi që të vij nesër për takim në ora 10:00. Propozoj të takohemi të hënën më 6 janar, në një orë të përshtatshme për ju.”, ka shkruar Kurti.


Sot për herë të tretë, presidenti i ka nisur ftesë për takim për mandatimin e Albin Kurtit për formimin e qeverisë, por të treja janë refuzuar nga ai.




Skip to toolbar