Mesazhi i Ramës për fundvitin: Sot jemi më të fortë se përpara tërmetit

POLITIKË


Përmes një video-mesazhi për urimin e festave të fundvitit por edhe përmbledhjes së ngjarjeve që shënuan vitin 2019, kryeministri Edi Rama u shfaq para shqiptarëve me mesazhe solidarizimi dhe bashkimi me njëri-tjetrin jo vetëm në raste fatkeqësie si ai i tërmetit të 26 nëntorit, por gjatë gjithë kohës, për të pasur një të ardhme më të ndritur. Rama u shfaq në zyrën e tij me një veshje serioze dhe një kravatë të kuqe festive, duke uruar një vit të mbarë për shqiptarët dhe Shqipërinë. “Gëzuar Vitin e Ri 2020! Ardhtë i lehtë, me shëndet e mbarësi në familjet tuaja. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha kreu i qeverisë.


Si pritej, Rama ia kushtoi mesazhin e tij tërmetit të 26 nëntorit dhe të prekurve prej tij, që mes dhimbjes që la pas, shënon edhe një mundësi të artë për një fillim të ri. Energjia pozitive që gjeneroi pas tërmetit, u bë vetë momenti i fillimit të ri për Shqipërinë që duam, tha Rama. “Nuk duhet ta humbim këtë moment të ri për të kapitalizuar rilindjen ekonomike e sociale që ka prodhuar ky fundvit dramatik, nuk kemi kohë për të humbur, duhet të shtyjmë me forcë përpara dhe të bëjmë pa humbur kohë çdo punë që nuk duhet lënë më për nesër. Brenda 2020-ës kush ka humbur shtëpinë do hyjë në shtëpi të re. Deri në gjysmën e  parë të vitit 2020, duhet të jenë hapur kantieret e lagjeve të reja. Shkollat, kopshtet, spitalet, qendrat shëndetësore të dala jashtë funksionet të ndërtohen nga e para deri në shtator”, theksoi Rama.


Mrekulli nga dora e Zotit ishte për kryeministrin Rama fakti që tërmeti tragjik nuk shkaktoi një bilanc edhe më të përgjakshëm, e po ashtu ishte edhe mrekulli që miqtë iu gjendën pranë Shqipërisë në ditë të vështira.

Në momente posaçërisht të vështira sprovuam durim. Na lëkundën deri edhe tokën nën këmbët tona. Tërmeti i 26 nëntorit ishte kulmi tragjik i këtij viti. 51 të vdekur e thuajse 1 mijë të plagosur. Mijëra familje humbën çatitë mbi krye, dhjetëra familje të tjera në Durrës dhe Tiranë që lanë banesat të pllakosura nga frika. Mund ta kishim kthyer vendin tonë vite e vite pas. Duke kaluar ditë dhe nesër poshtë gërmadhave, apo ne korridoret e spitaleve, funerale, apo kampet e përkohshëm, nuk më është ndarë një sekondë mendimi se do kishte qenë edhe me keq, shumë më keq. Në një farë mënyrë ishte mrekulli që numri i të vdekurve nuk qe shumë i lartë, që numri i të plagosurve nuk qe i lartë, apo dhe numri i banesave e pallateve të shembura. Mrekullia ishte nga dora e Zotit që u ndal aty, por dhe nga mijëra e mijëra duar tona.”, tha Rama.

Gëzuar Vitin e Ri 2020!Ardhtë i lehtë, me shëndet e mbarësi në familjet tuaja🙏Zoti e bekoftë Shqipërinë!🇦🇱

Gepostet von Edi Rama am Montag, 30. Dezember 2019



Skip to toolbar