“Kurti të provojë mbështetjen në popull”, Krasniqi: Do kemi zgjedhje të parakohshme

KOSOVA


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është i bindur se viti 2024 do të jetë vit zgjedhor në Kosovë.

E për të vërtetuar mbështetjen që pretendon se ka mazhoranca qeverisëse në popull ai sfidon Kryeministrin Kurti me shpërndarjen e parlamentit.


“Sondazhi i vetëm që vlen është sondazhi i kutisë së votimit dhe dita e zgjedhjeve. Nëse Kryeministri vërtet beson në sondazhe të tilla, nëse ai përnjëmend mendon se populli ende vazhdon që të mbështesë, unë e ftoj që t’i shpallim zgjedhjet qysh sot. Për t’ia ruajtur egon Kurtit, mund të shpërndahet Kuvendi dhe jo ai të japë dorëheqje”.

Sipas Krasniqit, Kurti ka dështuar tërësisht jo vetëm në politikën e brendshme, por edhe atë të jashtme. Dhe për këtë ai sjell në vëmendje sanksionet që BE i ka vendosur Kosovës.

“Mbi të gjitha nën Qeverinë Kurti, për herë të parë ka ndodhur diçka që ka qenë e paparamendueshme: Kosova ka marrë sanksione nga Bashkimi Evropian, masa ndëshkuese konkrete, pezullim të rreth 300 milionë Eurove të dedikuar për Kosovën dhe qytetarët e saj, pikërisht për shkak të qeverisë dhe për shkak të kryeneçësisë, gabimeve edhe mashtrimeve të kryeministrit”.

Ai thekson se për shkak të sjelljeve të Kurtit, Kosova ka humbur respektin e partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtarë.




Skip to toolbar