Tragjike në SHBA, rreshteri i policisë vret gruan shqiptare dhe dy fëmijët e tyre

AKTUALITET


Një rreshter i policisë së New Yorkut ka vrarë gruan shqiptare dhe dy fëmijët e tij e më pas veten. 4 anëtarët e familjes u gjetën të vdekur më 30 dhjetor në shtëpinë e tyre në New York.

Oficerët e policisë gjetën të vdekur Watson Morgan, 49 vjeç, gruan e tij Ornela Morgan (nga Shqipëria), 43 vjeç dhe dy djemtë e tyre të moshës 10 dhe 12 vjeç.


Autoritetet thanë se të katër anëtarët e familjes kishin plagë me armë zjarri dhe një pistoletë u gjet në vendngjarje.

Trupat e tyre u zbuluan pak pas mesnatës së 30 dhjetorit, në shtëpinë e familjes në New City, në periferi të New York City, pasi Morgan nuk u paraqit në turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville.

“Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me me armë zjarri”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Policisë në Clarkstown.

Watson ishte oficer në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut. Ornela Watson ishte një mësuese e shkollës publike në qytetin e Nju Jorkut.

Kenyatta Jones-Ariette, mikeshë e familjes Morgan, teksa shprehu ngushëllimet, shkruajti në rrjetin sociale Facebook: ‘Asnjëherë nuk e dini se çfarë po ndodh brenda kokës së dikujt’.




Skip to toolbar