Kurti tregon ofertën që i bëri Vuçiçit në Ohër për Asociacionin

KOSOVA


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar detaje të reja në lidhje me negociatat që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në një deklaratë për mediat në Prishtinë, Kurti u shpreh se i bëri një ofertë konkrete Vuçiçin për Asociacionin.


“Sa i përket menaxhimit të komunitetit serb në njërën anë dhe në anën tjetër këto marrëveshjet që i kemi trashëguar që janë shkelur nga vetë Serbia, unë kam bërë një ofertë konkrete duke thënë që nëse pala serbe është dakord që të pranojë, le të themi tri shtylla bazike, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të publikuar me 23 dhjetor 2015 dhe në anën tjetër një qëndrim të Brukselit dhe Uashingtonit mbi atë se çfarë përafërsisht është apo nuk është Asociacioni, unë ju kam thënë që nëse janë dakord me këtë premisë, jam i gatshëm ta shkruaj draftin e propozimit. Mirëpo, duhet të pajtohemi fillimisht me premisën – nuk ka pasur dakordësim që të përfillen këto tre shtylla.

Me këto tre shtylla unë kam thënë se ua sjell statusin si draft të shkruar nesër në mëngjes, këtë jua kam thënë në pasditen e 18 marsit në takimin trelateral dhe është refuzuar, madje jo vetëm që u refuzua, por në ato momente u tha që nuk paskemi çfarë të diskutojmë më shumë dhe mund të ngrihemi nga ky takim.

Ishte refuzim shumë i ashpër i ofertës që nëse do të pranohej si premisë do të merrja barrën që të nesërmen në mëngjes t’i vazhdojmë bisedimet ku unë do ta sjell në tavolinë propozimin. Por, premisat nuk respektuan” theksoi ai.




Skip to toolbar