Kush është Keir Starmer, kryeministri i ardhshëm britanik, solli në pushtet laburistët pas 14 vitesh

BOTA


Ndërsa Europa po ana drej të djathtës, Mbretëria e Bashkuar po kthehet në të majtë. Timonin do ta marrë një anëtar laburist 61-vjeçar, ish-avokat për të drejtat e njeriut, ish-kryeprokuror i Anglisë dhe Uellsit, dhe tifoz i madh i ‘Arsenalit.

Por si ia doli Keir Starmer, të bëhet kryeministër duke ndryshuar drejtimin e vendit të tij, pas 14 vitesh qeveri konservatore?


Starmer së fundmi kujtoi se, për të përballuar jetesën, prindërit në një moment u detyruan të hiqnin dorë nga telefonat e tyre.

Dëshira për të shkëlqyer vjen prej andej, deri në atë pikë sa, ndërpreu së shkuari në mësimet e flautit kur kuptoi kufijtë e tij.

Ai iu bashkua Laburistëve në moshën 16-vjeçare. Diplomë juridike nga Leeds, master në Oksford, karrierë brilante si avokat, avokat i rangut të lartë, që merret me të drejtat e njeriut, në fund emërimi si prokuror i përgjithshëm.

Në vitin 2015 u zgjodh deputet, në 2019 fitoi lehtësisht zgjedhjet paraprake të partisë për të pasuar Jeremy Corbyn, i cili u mund nga Boris Johnson. Starmer ka qenë deputet që nga viti 2015 dhe lider i opozitës, sfiduesi kryesor i kryeministrit Rishi Sunak nga viti 2020.

Starmer do të bëhet lideri i parë laburist që fiton zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar në pothuajse 20 vjet, që nga Tony Blair në 2005.

Gjatë shekullit të kaluar, laburistët kanë qenë shumë më tepër në opozitë sesa në pushtet. Por pas 14 vitesh sundimi konservator, disa prej të cilëve ishin të trazuar  nga Brexit, te Boris Johnson, te paqëndrueshmëria financiare e pasueses së tij Liz Truss Starmer ka përfituar nga gabimet e perceptuara të partisë në pushtet.

Starmer u zgjodh si lideri i ri i Partisë Laburiste më 4 prill 2020. Starmer është i martuar që nga viti 2007 me avokaten Victoria Alexander, me të cilën kanë 2 fëmijë.

Me një baba hebre që emigroi nga Polonia dhe një nënë angleze që u konvertua në judaizëm, gruaja e tij Victoria ende kujton se çfarë mendoi në takimin e parë me Starmer: “Kush dreqin mendon ky djalë se është?”.

Por drita që Starmer përhapi me fitoren e tij dërrmuese shkëlqen përtej Kanalit Anglez, si një model i mundshëm për t’u ndjekur: provë se e majta mund të fitojë, edhe në këto kohë kur era populiste e së djathtës. Sir Keir, timonieri britanik, ia doli duke marrë vota edhe në territorin e kundërshtarit, të paktën në qendër të elektoratit, dhe duke ndërtuar një fushë të gjerë, në të vërtetë shumë të gjerë.




Skip to toolbar