Kush është zjarrfikësi, bashkëpunëtor i grupit të trafikut Gjermani-Zvicër

AKTUALITET


Detaje të reja zbulohen nga hetimi i prokurorisë së Tiranës, e cila ka arrestuar një prej personave të dyshuar si bashkëpunëtorë të trafikut të drogës Gjermani e Zvicër.

Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi Ndriçim Harka, punonjës zjarrfikës, i cili dyshohet se është kryesuesi i grupit të trafikantëve. Ndërkohë një tjetër i dyshuar mësohet se është larguar drejt Greqisë. Gjithsej janë 7 persona pjesë e grupit, 5 të arrestuar në Zvicër.

Bisedat janë kryer nga numra celularë shqiptarë dhe se trafiku kryhej që në vitin 2015. Gjithë trafiku është arritur të zbardhej me përgjime ndaj grupit.



Skip to toolbar