Gjykata Kushtetuese vendosi te pranoje ankimimin e ish-Presidentit Ilir Meta qe tendon te godas “arrestin e tij me burg”, tashme prej me shume se nje viti.
Kete te marre trupa e gjyqtareve kushtetues mori ne shqyrtim ankimim e Metes, dorezuar qe prej muajit korrik, dhe vendosi ta shqyrtoje ate ne themel, ne te gjitha pretendimet e tij, ne nje seance qe do mbahet ne vijim, mbi bazen e dokumenteve.
Pra, pa pranine e paleve ne gjykate dhe e mbyllur.
Mbrojtja e Ilir Metes pretendon se SPAK ka vendosur mbi të nje mase jo kushtetuese, si i dyshuar për veprën panel të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore.
Avoktati i tij premend 4 nene te Kushtetues qe i vlereson te shkelura ne rastin e Metes, qe kane te bejne me kufizimin e të drejtave dhe lirive, të drejtën për liri dfhe siguri personale, si dhe të drejtën e prezumimit të pafajësisë.
Ne dokumentin qe kane ne dore gjqytaret, thuhet se masa e “arrestit me burg” eshte nje mase jo proporcionale dhe e pajustifikuar.
Mbrojtja e Metes thekson se Ish- Presidenti nuk është në pozitat që mund të ketë rrezik për të prishuar provat. “Nëse personi nuk ushtron funksion publik, nuk ka mundësi të ndikojë mbi prova ose dëshmitarë, dhe nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore”, thuhet në ankimimin e ish-presidentit.
Në rastin e shqyrtimit të ankimimit të Ilir Metës, gjykatesit kane vendosur qe ilir meta nuk do kete privilegjet qe i dhane erion veliajt.
Seanca e Metës, ndryshe nga ajo e Veliajt, do te jetë e mbyllur dhe në të nuk do të jetë asnjë përfaqësues. Ndryshe nga Veliaj, ish-presidenti nuk mund të bëjë kërkesë për të marrë pjesë në seancën kur do të shqyrtohet ankimimi i tij, për të dhënë versionin e tij mbi gjykimin në strukturën e posacme anti-korrupsion.
