Projektbuxheti 2026, Malaj: Arrin në mbi 886 miliardë lekë. Fokusi te mirëqënia sociale, infrastruktura dhe kapitali njerëzor

EKONOMI


“Projektbuxheti 2026 reflekton prioritetet e programit të qeverisë 2025-2029, për financa më të shëndosha, rritjen e mirëqënies së qytetarëve tanë. Projektbuxheti 2026 është kontrata e qeverisë me qytetarët.

Ky projektbuxhet është hap para në programin e qeverisë, që synon 886.7 miliardë lekë, fokusi do jete te mirëqënia sociale, infrastruktura dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor. Me fillimin e vitit 2026, do kemi garantim të një pensioni të drejtë. Nga 1 janari 2026, do zbatohet rritja mujore e pensioneve. Një vëmendje i është shtuar dhe rritjes së pagave.

Nga 1 janari 2026, paga minimale do të jetë 50 mijë lekë. Ne do të nisim për administratën publike, indeksimin e pagave, një herë në 2 vjet. Vëmendja kryesore do të jetë te qytetarët. Shkalla e papunësisë ka rënë në nivelin më të ulët”, theksoi ai.



Skip to toolbar