Kuvendi ‘në tym’/ Balla-deputetëve: Po kryeni vepër penale, mos u përdorni ‘mish për top’ për hallin e një personi të vetëm

Më të fundit


Në kushte të pazakonta, në në sallë të mbushur me tym për shkak të flakadanëve të ndezur nga deputetët mbështetës të Sali Berisha, u zhvillua seanca plenare e kësaj të enjteje.

Ndërsa mori fjalën në seancë, ministri i brendshëm Taulant Balla iu kërkoi deputetët të Foltores të mos përdoren për interesa personale të kryetarit të tyre, I cili sic tha Balla për 33 vite ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë.

Ndër të tjera, ministri i Brendshëm i kujtoi deputetëve që hodhën tymuese në seancë se hedhja e tyre në ambjente të mbyllura, përbën vepër penale.

“Thirrja ime ndaj pjesës më të madhe të deputetëve, mos u keqpërdorni nga interesi dhe halli personal i një njeriu të vetëm. Ky njeri e ka marrë peng PD prej 30 vitesh. Kjo që ndodh sot në sallë nuk ka të bëjë me parlamentarizmin. Meqë kërkoni komisione hetimore, pse nuk mblidhni firma të shkoni në gjykatë kushtetuese.

Nëse vendos se iu është mohuar e drejta jam dakord. Mos harroni se detyra e Kuvendit është zbatimi i Kushtetutës. Mos u përdorni për interesin personal të individit, nuk kam asnjë keqardhje për individin por për imazhin e keq që po i bëni Shqipërisë.

Ai njeriu prej 33 vitesh është munduar të dëmtojë sa të ketë mundësi imazhin e Shqipërisë, por tashmë është përpjekje e dështuar. Vendosja e flakadanëve është vepër penale, mos u bëni mish për top për hallin e një personi të vetëm.” tha Balla.



Skip to toolbar