Lehtësim i mëtejshëm i masave anti-Covid? Tomini zbulon strategjinë që do të ndiqet

AKTUALITET


Në përgjigje të interesit të medias Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini foli edhe për masat e ndërmarra kundër COVID19 në Shqipëri dhe si do të procedohet në ditët në vijim. Tomini tha se Epidemia në Shqipëri ka qenë një epidemi e butë dhe se në ditët në vijim do të shihet nëse do të kemi lëshime të mëtejshme.

“Epidemia në Shqipëri ka qenë një epidemi e butë, në kuadrin e të dhënave epidemiologjike, sistemit shëndetësor, dhe elementët mbështetës. Masat e marra në kohë dhe angazhimi maksimal ka treguar që kjo epidemi është një epidemi e butë. Po ndjekim të njëjtën strategji kundrejt masave të marra dhe ndërkohë edhe lëshimit në proces në javët në vazhdim”, u shpreh Tomini





Skip to toolbar