Lëndimi i Valdet Ramës, Kukësi: Lojtari nuk e ka mbyllur sezonin!

Më të fundit


Dëmtimi i Valdet Ramës krijoi shqetësim në radhët e skuadrës së Kukësit. Futbollisti u dëmtua në menisk në ndeshjen ndaj Flamurtarit, teksa fillimisht pati paqartësi rreth gjendjes së tij fizike, madje mediat shkruan se ai rrezikonte të mbyllte sezonin.

Dy ditë më parë mjeku sportiv Ervin Kapaj, publikoi një foto me futbollistin e Kukësit, ku shkruante se Rama anashkalonte operacionin dhe nëpërmjet trajtimeve fizioterapike, ai do të rikthehej shumë shpejt në fushë. Këtë gjë e ka konfirmuar dhe klubi i Kukësit sot me një reagim zyrtar.


“Mesfushori i skuadrës së Futboll Klub Kukësit, Valdet Rama, nuk e ka mbyllur sezonin futbollistik, sikurse raportonin disa media në vend, por pritet të rikthehet në seanën stërvitore javën e ardhshme”

“Futbollisti u dëmtua gjatë ndeshjes ndaj skuadrës së Flamurtarit dhe pas disa ekzaminimeve rezultuai që mesfushori ka pasur si disa problemeve ndër vite në gju dhe, pas një goditje gjatë ndeshjes, i janë shfaqur dhimbjet”

“Stafi mjekësor po ndjek me përparësi gjendjen e tij në klinikat më të specializuara të vendit. Sipas stafit teknik, pritet që lojtari në fjalë të nisë seancën stërvitore me ritëm të ulët”, përfundon njoftimi.




Skip to toolbar