Lëvizja e Dhjetorit, Basha, Berisha dhe drejtues të PD homazhe te Azem Hajdari

AKTUALITET


Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë zhvilluar homazhe pranë monumentit të heroit të demokracisë, Azem Hajdari.

Basha dhe Berisha vendosen kurora me lule në nderim të liderit të lëvizjes studentore të vitit 1990.


Homazhe bënë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, si dhe në emër të të rinjve, kryetari i FRPD, Belind Këlliçi.

Basha shprehet se kryen sot homazhet në nder të njeriut, që priu Lëvizjen Studentore në vitin 1990, për t’i hapur rrugë zhvillimeve demokratike në vend.

“Homazhe në monumentin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, në Qytetin Studenti në nderim të lëvizjes studentore të 8 Dhjetorit 1990”, shkruan Basha.




Skip to toolbar