Lëvizte me armë në Kamëz, arrestohet 41-vjeçari

AKTUALITET


Një 41-vjeçar u arrestua pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri pa leje. Policia gjatë operacionit të koduar “Ekol” arrestoi në flagrancë shtetasin me iniciale A.K., 41 vjeç, në zonën e quajtur “Frutikulturë” në Kamëz, ku iu gjet një pistoletë pa leje.

41-vjeçari nuk ishte një emër i panjohur për policisë, pasi ka qenë i dënuar edhe më parë. Gjatë kontrollit në banesë atij iu gjet edhe një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 30 fishekë luftarakë.

I arrestuari do të përballet me drejtësinë për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”.



Skip to toolbar